Limaj e pret në aeroport kryeministrin malazez. Ja agjenda e plotë e vizitës në Kosovë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq nesër do ta vizitojë Kosovën. Ai do të pritet nga krerët më të lartë të shtetit.

Lajme

13/02/2018 17:10

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Markoviq pritet të aterojë në “Adem Jashari” në orën 16:00.

Ai në aeroport do të pritet nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Agjenda e plotë:

16:00 – Arritja e Delegacionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” .

Pritje protokollare nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

16:30 – 16:40 – Pritja me nderime shtetërore nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj (PAMJE- Ndërtesa e Qeverisë)

17:45- 18:15 – Konferenca për shtyp (Objekti i Qeverisë, Salla P38)

E enjte, 15.02. 2018

09:10 – 09:40 – Pritje nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit)

09:45 – 10:15 – Pritja nga Presidenti  i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi (Kabineti i Presidentit)