Limaj deklarohet i pafajshëm për “MTPT 2”

Të gjithë të pandehurit në rastin \"MTPT 2\", në seancën e parë gjyqësore, janë deklaruar se nuk e ndjejnë vetën fajtorë për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Lajme

26/03/2014 11:39

Ish- ministri i Transportit, Fatmir Limaj dhe të tjerët të akuzuar për vepra penale që lidhen me korrupsionin, në rastin e njohur si MTPT 2, janë deklaruar pa fajshmëm .

Në seancën e parë gjyqësore që u zhvillua të mërkurën në Gjykatën themelore në Prishtinë, deputeti Limaj ka deklaruar se ndjehet plotësisht i pafajshëm, në rastin e MTPT 2.

“Prokurori nuk ka arritur të paraqes asnjë provë për pretendimet e tij, as për vlerën që i është shkaktuar buxhetit të Kosovës. Pretendimet e tij bazohen në paragjykime, gjëra abstrakte dhe spekulime”, ka thënë Limaj.