Limaj akuzon SHIK-un se bashkë me dy francezë e ka arrestuar në MTPT

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se mbetet të shihet nëse koalicioni qeverisës PDK-LDK do të sjellë ndryshim në qeverisjen e vendit.

Lajme

11/12/2014 20:43

Ai në emisionin Rubikon të KTV-së ka arsyetuar votën kundër qeverisë së re, duke thënë se koalicioni PDK-LDK nuk është koalicioni i ndryshimit në të cilin kanë shpresuar.

“Natyrisht, është ndërtuar një koalicion i ri, i cili nuk është koalicion i ndryshimit të cilën kemi shpresuar dhe punuar ne. Prandaj dhe nuk e votuam”.

“Ne kemi punuar për një rotacion për një ndryshim të plotë të qeverisjes në vend edhe LDK dhe kryeministri aktual në fushatën e kaluar kanë marrë votën për ta ndryshuar qeverisjen. Kjo që ka ndodhur tash nuk është ndryshim i plotë, por natyrisht se është një ndryshim i pjesshëm. Por, gjithsesi ndryshim tani për tani nuk mund ta quajmë, sepse duhet të shohim se si do të qeveriset vendi. Kemi dy parti politike dhe njëra prej tyre ka qeverisur me vendin për shtatë vite”, ka thënë Limaj për KTV, transmeton lajmi.net.

Limaj ka akuzuar ish-Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK) se e ka dërguar në burg. Kjo sipas Limajt, ka ndodhur me dy francezë.

“Në Ministrinë e Transportit është e vërtetë që kjo që ka ndodhë, ka ndodhur mes SHIK-ut dhe njerëzve të caktuar. Ju tash po e shihni çka po ndodh në EULEX. Kur folsha unë nuk më besojke askush”, ka thënë Limaj.