Limaj: AAK u nxitua kur thirri protestën e vetme

​Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se partia që ai udhëheq do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga AAK-ja më 14 maj, mirëpo ai ka ndarë mendimin e AAK është nxituar kur thërriti e vetme këtë protestë pa koordinim me opozitën.

Lajme

15/04/2016 22:55

“Do të duhej që protesta të caktohej nga të tri subjektet opozitare”, ka thënë kryetari i NISMA-s në RTV 21.

Ai ka siguruar opinionin se NISMA nuk do të negociojë për asgjë tjetër me askënd, përveç temës për dalje nga kriza politike.