Lila: Vetëm kështu mund ta mposhtim Skocinë

Andi Lila beson se Shqipëria mund ta mposht Skocinë në Ligën e Kombeve.

Sport

13/11/2018 14:48

Shqipëria do të përballet me Skocinë më 17 nëntor, ndërsa Andi Lila ka thënëse ata mund t’ia dalin.

“Çdo ditë me kombëtaren është e veçantë, çdo ndeshje është e jashtëzakonshme. Duhet të marrim rezultat pozitiv për momentin dhe të ardhmen e ekipit”, ka thënë fillimisht Lila, përcjell “lajmi.net”.

“Shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë si ndeshja ndaj Izraelit, por të kemi një rezultat më të mirë. Duhet të përmirësohemi sa më shumë, si në stërvitje dhe në ndeshje.

“Shpresoj që gjithmonë të jemi me ritme të larta. Çdo futbollist të tregojë kontingjentin dhe cilësitë e veta.”, ka shtuar më tej lojtari i kombëtares së Shqipërisë. /Lajmi.net/