Lila: Shaqiri, djal zotëri

Mbrojtësi i Parmës, Andi Lila ka thënë vetëm fjalë të mira për mesfushorin e Interit, Xherdan Shaqiri, pas takimit mes tyre në ndeshjen e fundjavës në Giuseppe Meazza.

Sport

07/04/2015 14:00

Mbrojtësi i Parmës, Andi Lila është uruar nga të gjithë për golin që i shënoi Interit në barazimin 1:1 në Giuseppe Meazza të shtunën.

Reprezentuesi shqiptar u shpreh i lumtur me golin, por edhe zbuloi se para ndeshjes u takua me mesfushorin e Interit, Xherdan Shaqiri, për të cilin ka vetëm fjalë të mira.

“Shaqiri që para ndeshjes tregoi respekt, pasi edhe pse kemi luajtur kundër Zvicrës nuk kemi bisedua, por kësaj radhe po, madje ndërruam edhe fanellat pas pjesës së parë, pasi unë u zëvendësova”, deklaroi Lila për emisionin Procesi Sportiv në televizionin shqiptar Top Channel.

“Shaqiri është një çun zotni shumë i mirë, shumë respekt”, shtoi ai.