Likoshani dhe Qirezi, shënojnë fillimin e luftës në Kosovë

Në vend të përkujtimit, për ngjarjen e 28 shkurt-1 mars të vitit 1998 në Lokoshan-Qirez të Drenicës

Opinion

27/02/2017 14:45

Nëntëmbëdhjetë vjet më parë, përkatësisht, më 28 dhe 1 mars 1998, në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, ndodhi njëra prej betejave të përgjakshme, që u shoqërua me përballje luftarake ndërmjet njësiteve të UÇK-së dhe policisë e ushtrisë serbe te Lisat binjakë.

Ato ditë u vranë 24 banorë të Likoshanit-Qirezit dhe një nga fshati Gradicë i komunës së Drenasit, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Ushtria e policia serbe gjatë ushtrimit të krimit mbi popullësinë civile, përdoren mjetet të binduara dhe helikopterë.

Likoshani dhe Qirezi,fshatra të komunave Drenas, përkatësisht Skënderaj, të shtunën dhe të dielën, më 28 shkurt dhe 1 mars 1998, deri në orën 15 përjetuan një terror 26 orësh, i cili ushoqërua me krim të policisë dhe ushtrisë serbe .

Lagjët e Gjelajve (Likoshan) dhe ajo e Prekazve të Qirezit, befas u gjetën nën terrorin shtetëror serb dhe përjetuan masakrwn, që serbëtbënë mbi popullatën e asaj ane.

Banorët e këtyre fshatrave, ato ditë u qëlluan pandërprerë ngaarmët automatike, të mjeteve të blinduara dhe të altilerisë kundërajrore.

Të shtunën, në ora 11 e 40 minuta, në fshatin Likoshan, një veturë e stacionit të policisë serbe të Drenasit, është ndeshur më një patrullë të UÇK-së, te Lisat Binjakë. Me këtërast veura e policisë serbe nuk ka lëvizur nga vendi.

Të vrarë në vend kanë mbetur disa policë serbë. Mirëpo, pas dhjetë minutave, patën thënë dëshmitarët,veturës i ka ardhur në ndihmë një veturë e policisë , një picgauer dhe një helikopter i cili ka shtënë mbi fshatrat Likoshan e Qirez.

Në ndërkohë, nga drejtimi i aeroportit të Prishtinës, duke fluturuar fare ulët mbi shtëpitë e fshatit Dobrashefc, ka ardhur edhe helikopteri tjetër i cili, më pastaj ka shtënë mbi shtëpitë e lagjes Gjelaj dhe të Prekazve të Qirezit.

Këto të shtëna, patën thënë dëshmitarët, patën zgjatur deri në orën 23.15 minuta të ditës së shtune. Ndërkaq, helikopteri i tretë mbi këtë lagje është sjellur duke shtënë gjatë tërë kohes dhe bashkë me dy helikopterë tjerë janë larguar dhjetë minuta para ores 18.

Shtetrrethimi i fshatrave nga policia dhe ushtria serbe ndodhi edhe ditën e dytë, më 1 mars1998, deri në orën 15:15 minuta. Meqenëse, në cilësinë e gazetarit, ndodhesha fare afër rrethit,me të larguar forcat serbe, hyra në fshat,në Likoshan.

Në oborrin e familjes Muhamet Gjelaj,takova të birin Kadriun, i cili vetëm pak minuta më parë kishte hyrë në oborrin e tij. Ai na njoftoi për vrasjen e babait të tij Muhametit (67) dhe vëllait Naserit (37),por trupat e tyre nuk i gjetëm në vendin e ngjarjes.

Në lagjen Ahmeti, Xhevdeti, erdhi ndërkohë, na njoftoi se në familjen e tijishin arrestuar 14 anëtarë, në mesin e të cilëve edhe një mysafir nga Gradica.

Ahmeti (1948),Ganiu(1952), Elmiu (1954), Hamza(1954), Dritoni (1975), Naimi (1976), Lumniu (1978), Shemsiu (1979), Basriu (1979) dhe Elhemja (1982) dhe Berham Fazliu nga Gradica ishin mbytur metorturë fare afër trollit të Ahmetajve. Për vrasjen e tyre u mor vesh vetëm ditën e varrimit të 24 të vrarëve, më 3 mars 1998.

Me rastin e tërheqjes nga vendi i krimit policia dhe ushtria serbe, me vete kishte marrë 16 të vrarë të cilët i kishte dërguar në morgun e Prishtinës.

Një pamje tragjike pashë në shtëpinë e Sheremet Sejdiut. Beqiri, Nazmiu, Bedriu dhe Bekimi,katër vëllezërit Sejdiu u vranë nga kriminelët serbë. Bedriu e Nazmiu, pos që ishin binjakë, Bedriu posa kish diplomuar, kurse Nazmiu ishte apsolvent.

Në shtëpinë e Brahim A. Rexhepit, i pashë të trupat e Beqir e Rexhep Rexhepin, të dy pjesëtarë të UÇK-së, të cilët u vranë në përleshje me forcat serbe. Ndërkaq, në familjen Nebihu, i gjeta të varë Rukije Nebihun, shtatzënë dhe nënë e tre fëmijëve dhe Xhemshir Nebihun.

Trupi i të ndjeres Rukije kishte një pamje aq të dhimshme, sa vetëm një njeri me një qendrim të fortë mund ta përballonte. Koka e saj ishte deformuar plotësisht nga plumbat.

Fotografitë me pamje të lahtarshme, pas orës 21 të datës 1 mars 1998 ia dorëzova ndërmjetësit amerikan Gelbald i cili atë natë ndodhej në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, i cili u trondit nga pamjet që i pa.

Të rënve dhe të vrarëve, më 3 mars 1998 iu organizua një ceremoni varrimi shumë madhështore,në të cilën moren pjesë afro gjysëm milioni njerëz nga tërë hapsirat shqiptare.