Lihtenshtajn – Shqipëri, lajm i madh për tifozët kuq e zi

FSHF ka arritur të sigurojë një numër rekord biletash, 1200 të tilla, po të merret parasysh kapaciteti i stadiumit në të cilin zhvillohet sfida.

Sport

09/09/2016 08:45

Kombëtares shqiptare nuk i mungojnë asnjëherë tifozët, por që pas Euro 2016, interesimi për ndeshjet e kuqezinjve është rritur ndjeshëm. Për këtë arsye, FSHF ka filluar të kërkojë një numër gjithnjë e më të madh biletash kur kombëtarja luan si udhëtuese.

Në takimin e radhës të kuqezinjve, atë të tetorit ndaj Lihtenshtejnit, FSHF ka arritur të sigurojë një numër rekord biletash, 1200 të tilla, po të merret parasysh kapaciteti i stadiumit në të cilin zhvillohet sfida.

Ky numër i lartë biletash është sa thuajse 20% e kapacitetit të stadiumit të Vaduzit, ku luhet ky takim, ndërsa duhet kujtuar se normalisht, për ekipet udhëtuese rezervohet deri në 5% të kapacitetit të impiantit.

Nuk është vendosur ende si do të bëhet ndarja e biletave për këtë sfidë, se sa do t’u jepen grupeve të organizuara të tifozëve apo sa do t’u shiten individëve.

Por është e sigurt se në stadiumin Rheinpark Stadion të Vaduzit, me një kapacitet maksimal prej 7584 personash (5873 të ulur), nuk do të mungojë një atmosfere e ngrohtë për kuqezinjtë dhe mbështetja maksimale për të siguruar pikët e radhës në eliminatoret e Botërorit.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4