Lihtenshtajn – Shqipëri, befasi për ekipin kuqezi

Lihtenshtejni rival modest, por me surpriza.

Sport

05/10/2016 15:08

Këtë të Enjte në Vaduz, Lihtentenshtejni dhe Shqipëria do të zhvillojnë përballjen e dytë mes tyre. Bëhet fjalë për një kundërshtar modest me të cilët kuqezinjtë janë ndeshur vetëm 1 herë në të kaluarën.

Në 20 Gusht të vitit 2008 Shqipëria mposhti 2-0 Lihtenshtejnin në Qemal Stafa në një sfidë miqësore që i shërbeu kombëtares për t’u përgatitur sa më mirë për startin e eliminatoreve të Botërorit Afrikë e Jugut 2010.

Njëri nga dy golat e sfidës u shënua nga Jahmir Hyka i cili në Shtator të këtij viti u rikthye në kombëtaren kuqezi nga trajneri Gianni De Biasi dhe është gati të lerë shenjën e tij edhe këtë herë ndaj Lihtenshtejnit.

Përfaqësuesja e drejtuar nga austriaku Rene Pauritsch është një skuadër modeste por që kurresesi nuk duhet nënvlerësuar. Në eliminatoret e Europianit Francë 2016, Lihtenshtejni bëri surprizën duke e mbyllur grupin G në vendin e 5-t përpara Moldavisë me 5 pikë të grumbulluara, përcjell “SuperSport.al”.

Edhe pse nuk ka emra të njohur në skuadër kjo përfaqësuese bazohet tërësisht te forca e grupit, këtë e provoi shumë mirë në kualifikueset e kampionatit Europian, Moldavia por mbi të gjitha Mali i Zi i emrave të tillë si Savic ,Jovetic e Vucinic që në Lihtenshtejn në 9 Tetor të 2014-tës u ndal në një barazim pa gola. Sic e tha edhe trajneri Gianni De Biasi kjo është ndeshja më e rëndësishme e Shqipërisë për momentin pasi Lihtenshtejni është një nga 3 skuadrat që kombëtarja kuqezi kërkon të lërë pas në grup.

Në Vaduz këtë të Enjte, Shqipëria do të kërkojë me cdo kusht fitoren për t’ ngjitur përkohësisht në kuotën 6 pikëve dhe për ta pritur me shumë qetësi ndeshjen e të Dielës ndaj Spanjës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.