Ligue 1 nuk është e lehtë

Zlatan Ibrahimovic ka përjashtuar sugjerimet se Ligue 1 është shumë e lehtë për Paris Saint-Germainin. Kampioni në fuqi i Francës ka dy pikë më tepër se Monaco në krye të tabelës pasi ka humbur vetëm një nga 17 ndeshjet e deritashme. Mirëpo, Ibrahimovic nuk pajtohet me ata që thonë se PSG ka skuadër të fuqishme…

Sport

14/12/2013 11:30

Zlatan Ibrahimovic ka përjashtuar sugjerimet se Ligue 1 është shumë e lehtë për Paris Saint-Germainin. Kampioni në fuqi i Francës ka dy pikë më tepër se Monaco në krye të tabelës pasi ka humbur vetëm një nga 17 ndeshjet e deritashme.

Mirëpo, Ibrahimovic nuk pajtohet me ata që thonë se PSG ka skuadër të fuqishme dhe mund të bëjë çfarë të dojë në Ligue 1.

Sulmuesi suedez ka theksuar se skuadra e trajnerit Laurent Blanc është e detyruar që gjithmonë të jap maksimumin në çdo ndeshje.

“Ne duhet të ndalemi së menduari se Franca është shumë e lehtë për Paris Saint-Germain”, deklaroi 32-vjeçari për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Secili ekip është i komplikuar për tu takuar me të dhe gjithmonë kërkon angazhim maksimal. Fizikisht, Ligue 1 është e jashtëzakonshme. Fitorja ndaj PSG’së, kampionit në fuqi, ua shton motivimin. Kundërshtarët nuk luajnë në 100, por 200 për qind. Andaj nuk është kaq e thjeshtë, edhe pse ne e bëjmë që të duket ashtu”, përfundoi ai.