Ligjvënësit e BE-së votojnë të enjten për heqjen e Google nga Evropa

Ligjvënësit e BE-së do të votojnë të enjten një mocion mbi propozimin për shpërbërjen e Google dhe kompanive të tjera të teknologjisë së internetit, duke rritur kështu presionin politik mbi rregullatorët antitrust të bllokut.

Auto & Tek

24/11/2014 17:42

Parlamenti nuk ka fuqi për ta shpërbërë një firmë. Por votimi, duke nënvizuar se është një shqetësim i përhapur në mesin e politikanëve të BE-së rreth dominimit amerikan të industrisë së internetit, do të jetë një sfidë e rëndësishme publike në biznesin e Google në Evropë.

Andreas Schwab, një ligjvënës gjerman i partisë kritiano-demokrate në Parlamentin Evropian, dhe liberali spanjoll Ramon Tremosa zbuluan draft rezolutën e tyre javën e kaluar, duke thënë që do ta ndajnë Google nga motorët e tjerë të kërkimit në internet, transmeton Lajmi.net.

Konservatorët, liberalët dhe socialistët, të cilët e përbëjnë një shumicë më të madhe në ulëset e parlamentit, do të punojnë për një mocion të përbashkët dhe pritet që të diskutojnë problemin në parlament të mërkurën dhe ta votojnë atë të enjten.

Politikanët evropianë kanë kohë që ankohen për dominimin e Google në Evropë, dhe e kanë sulmuar atë me një varg çështjesh, përfshirë edhe tatimet e saj dhe politikat e privatësisë.