Ligji për gjuhët, Stoltenberg: Hap i madh, Maqedonia veproi drejtë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoletenberg, ka vlerësuar veprimin e Kuvendit të Maqedonisë në lidhje me votimin e gjuhës shqipe me 69 vota pro dhe asnjë kundër.

Bota

18/01/2018 18:46

Duke qëndruar në perspektivën euroatlantike të Maqedonisë, Stoltenberg theksoi së aleanca e NATO-s ka ende vende të lira, ndërsa shtoi se shteti i Maqedonisë  është i mirëpritur.

Për Stoltenmberg, kjo dëshirë e NATO-s për Maqedoninë në radhë të parë duhet të justifikohet me veprimet konkrete në zgjidhjen e emrit me Greqinë dhe përmirësimin e reformave dhe njëherësh thellimin e tyre.

Ai tha se kjo çështje ka shqetësuar prej kohësh këtë rajon, ndërsa tashmë është koha e artë për një zgjidhje dhe ecje përpara me reforma dhe bashkëpunime mes vendeve.

“Mali i Zi është anëtarja e 29 e Aleancës. Me votë dhe të drejta të barabarta sikurse të gjitha anëtaret e tjera. Duke pa se si flamuri i Malit të Zi u ngrit për herë të parë gjatë vitit të kaluar, për mua ishte një moment krenarie. Ka akoma vend për flamuj të ri në Selinë e NATO-s. Dëshiroj që edhe ju të arrini sukses. Është mirë të jeni ambicioz, por është rëndësishme që të jeni edhe real. Duhet edhe shumë punë për tu bërë, kjo nënkupton edhe zgjidhjen e çështjes së emrit. Kjo është një çështje që rëndon këtë vend dhe rajonin tanimë një kohë të gjatë.Prej këtu përshëndes vullnetin e kësaj qeveria për përkushtimin për zgjidhjen e kësaj çështje. Dje në Nju Jork u bë edhe një hap i madh, jam i inkurajuar për hapat e ndërmarr dhe ju inkurajoj që të shkoni para. Megjithatë anëtarësimi në NATO është më shumë se zgjidhja e çështjes së emrit. Vendet aspirantë për anëtarësim në NATO, kërkon edhe përmbushjen e reformave. Ju përgëzoj për përpjekjet, posaçërisht planin 369. Miratimi i ligjit për gjuhët javën e kaluar ishte një hap i rëndësishëm”-nënvizoi Stoltenberg.

Stoltenberg theksoi edhe rëndësinë e konstruktivitetit të opozitës dhe shoqërisë qytetare për të ardhmen e Maqedonisë.

Gjithashtu për Stoltenberg, ka shumë rëndësi konstruktiviteti i opozitës dhe ndikimi i shoqërisë qytetare, e cila përmes kontributeve do të rrisë prespektivën e vendit.

Ai shtoi  se i kupton vështirësitë që po kalon ky vend, por premtoi se do të jetë transparent dhe i hapur për të dhënë ndihmë.

Së fundmi ai nënvizoi se reformat duhen të bëhen sa më shpejt, por me kushtin e një transparence të plotë.

“Është me rëndësi që të dëshmoni fqinjësi të mirë me fqinjët, urojmë për marrëveshjen e arritur me Bullgarin dhe iu inkurajojmë që në këtë drejtim të vazhdoni edhe me fqinjët tjerë. Dyert e NATO-s mbeten të hapura për anëtare të reja, do t’ju mbështesim në maksimum”-the mes tjerash shefi i NATO-s.