Ligji kundër duhanit, 886 inspektime dhe 12 gjoba…

Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Shqipëri ka nisur sot aksionin në lidhje me zbatimin e ligjit kundër duhanit.

Lajme

07/01/2018 17:04

Sipas një njoftimi zyrtar, përgjatë 1 dite janë kryer 886 inspektime në orë të ndryshme në të gjithë vendin, nga ku janë gjobitur 12 biznese me 30 mijë lekë për shkeljen e ligjit të pirjes së duhanit në mjedise të mbyllura.

Kontrollet u paralajmëruan nga Ministria e Shëndetësisë, pas një takimi që Ogerta Manastrirliu zhvilloi me drejtuesit e Inspektoriatit.