Ligji, kanuni, Kosova

Në këtë 8 vjetor të pavarësisë së vendit, kur Parlamenti Kosovar ka miratuar ligje e ligje, ekzekutivi po mëton ti implementoj, ndjehet edhe një dorë e padukshme të operoj në vend. Kanuni që kemi menduar ta zëvendësojmë me ligje bashkëkohore, me gjyqe ku emërohet dhe ndëshkohet krimi dhe dënimi, me profesionalizëm juridik të këtij shekulli.

Opinion

18/02/2016 15:54

Kanuni u ka ndihmuar shqiptarëve të ruajnë disa virtyte, si besën nderin e mikpritjen, por u ka kushtuar rëndë në dëmtim filizash të tërë, në ruajtje të krenarisë së fisit. Aksidentalisht, u ndodhëm në protestën e 28 nëntorit, kur Dardan Molliqaj ‘për ta mbrojtur’ e nxori nga makina një pushtetar, të cilit iu lëndua krenaria, dhe u tha se mund të vihet në funksion kanuni.

Një problem që m ‘len pa gjumë, është policia e vendit, e cila detyrohet të ruaj rendin dhe qetësinë, dhe mund të bëj shkelje kanunore, derisa zbaton ligjin…! Na u deshën vite e dekada që ta kemi një uniformë puro-kosovare, ndërsa s ‘hamendemi ta përdhosim këtë simbol shteti, të cilin hasmit i gëzohen.

Armiku gjithashtu i gëzohet zbrazjes së vendit, sa nga gjendja e rëndë sociale, poaq edhe nga pasiguria. Altin Gara pati një ngatërresë me AndiXhyrevcin, në tetor 2011, ndërsa gjyqi e ftoi këtë vit në seancë, kur Altini tashmë kishte lëshuar vendin. Ngatërresa që kishte mundur të përfundoi me fatalitet, kaloi nëpër nivelet shtetërore me avashllëk, ndërsa durimi i palëve kishte shteruar. Kanuni, sado që po përpiqemi ta lëmë si relikt, troket në zemrat tona dhe yshtë mendjet për të mbrojt nderin dhe për t ‘marrë hakun.

Kosova jonë, i vetmi vend Evropian igetoizuar, përpëlitet në mes modernes dhe antikes. Ka shumëçka ti dhuroj perëndimit, po ti krijohej qasje më e hapur. Rinia jonë, kapitali më ishtrenjtë, trishtueshëm ia kthen krahët vendlindjes, në kërkim të një bote më liberale, pa hipoteka të së kaluarës, e gatshme të rrezikoj kufijve.

Jeta me paradokset e veta, gjallon në Kosovë, me shpresën që t ’mos vdes shpresa…

(Autorja është MA në Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci)