Ligji i shumëpritur, Irlanda mbështet bindshëm abortin
Me një shumicë dërrmuese prej 67% të votave, irlandezët anuluan amendamentin e 8 që e bënte të jashtëligjshëm abortin në vend, duke shënuar sipas grupeve pro abortit një nga arritjet më të mëdha për gratë në vend.
Bota
“Populli foli dhe na tha se kemi nevojë për një kushtetutë moderne për një vend modern”, deklaroi kryeministri pasi fitorja dërrmuese e anës që ai mbështeti fuqishëm u bë e qartë.
Vota në favor të lejimit të abortit i hap rrugën parlamentit irlandez që të krijojë ligj për këtë ndryshim dhe të sjellë një regjim shumë më liberal. Aktualisht, aborti në Irlandë lejohet vetëm kur jeta e gruas është në rrezik, por jo në raste përdhunimi, incesti apo anormaliteteve fatale të fetusit.
Grupet antiabort që kundërshtonin ndryshimin e kushtetutës pranuan humbjen, por thanë se nuk do të dorëzohen duke premtuar luftë në parlament dhe protesta nëse dhe kur klinikat e abortit të hapen në Irlandë. Ata e cilësuan referendumin një tragjedi me përmasa historike.