Ligji i ri për trafikun, s’po ulë gjithaq aksidentet e vdekjet në komunikacion

Është bërë një muaj që kur ka hyrë në fuqi Ligji i ri i komunikacionit.

Lajme

22/10/2016 15:16

E pavarësisht kësaj, nuk janë  përmbushur pritshmëritë në uljen e numrit të viktimave gjatë aksidenteve.

Edhe përkundër gjobave dhe masave më të rrepta krahashuar me ligjin e vjetër, numri i viktimave nuk është se ka shënuar rënie të dukshme, raporton lajmi.net.

Sipas statistikave nga Policia e Kosovës, vetëm një muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë shënuar  8 aksidente fatale, ku 9 persona kanë humbur jetën, krahasuar me muajin gusht, me 10 aksidente fatale të regjistruara, kurse numri i viktimave që e kanë humbur jetën ka shkuar në 12.

untitled

Gjithsej aksidente gjatë muajit gusht janë 2463 me 31767 tiketa të shqiptuara, ndërkohë shifra pak më të ulta shënojnë pas 20 shtatorit me ligjin e ri, ku janë regjistruar 1385 aksidente, ndërsa numri i gjobave ka arritur deri në 24689.

1

Ndërkohë Policia e Kosovës thotë se që nga hyrja në funksion e ligjit të ri po vërehet vetëdijesimi më i madh i vozitësve.

“Pas implementimit të ligjit të ri vërehet një vetëdijesim më i madh i vozitësve në komunikacionin rrugorë dhe në veçanti në respektimin e kufizimit të shpejtësisë, por edhe shmangien nga kundërvajtjet tjera. Megjithatë analiza relevante do te bëhen në vazhdimësi”, thuhet në një përgjigje për lajmi.net nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës thekson se është e përkushtuar në ndërmarrjen e masave të nevojshme për krijimin e një ambienti më të sigurt në komunikacionin rrugor./Lajmi.net