Ligji i martesave në botë: Cila është mosha minimale e të drejtës martesore? (Tabelë)

Vendet e ndryshme në botë kanë rregullat e tyre sa i përket të drejtës civile martesore. Përderisa në Iran ju mund të martoheni qysh në moshën fëmijërore, në Kinë jeni të detyruar të prisni më shumë se sa rëndom presim në Evropë.

Bota

25/08/2015 11:46

Nëse jetoni në Kosovë, ju nuk keni të drejtë martese para moshës 18 vjeçare. Por, nëse jetoni në Iran, atëherë ju mund martoheni edhe në kohë të fëmijërisë, përderisa në Kinë ju duhet të prisni derisa të mbushni 22 vjet, raporton lajmi.net.

Por, nëse jeni femër në Kinë, mund të gëzoni përparësinë prej 2 vitesh, ngaqë femrat konsiderohen më të pjekura edhe atje

Në Europë, moshën më të ulët për leje martesore e ka Estonia. Me miratimin e prindërve në Estoni ju mund të martoheni që në moshën 15 vjeçare.

Mesatarisht, në botë, mesatarja e lejimit të martesës  për meshkujt është 17 vjet, ndërkaq për femrat 16-të.

Ndoshta befasuese, por edhe në SHBA, respektivisht në disa shtete të SHBA-së, martesa lejohet shumë herët, raporton lajmi.net

Në shtetin e Massachusetts për shembull vajzat lejohet të martohen që në moshën 12 vjeçare, por vetëm në “rrethana special” dhe kjo duhet të miratohet nga gjykata.

Në tabelën më poshtë ju mund të gjeni shtetet përkatëse dhe moshën minimale se kur lejohet martesa në ata shtete, për të dy gjinitë. Nëse ju intereson vetë për ndonjë shtet të caktuar, atëherë vetëm shkruani emrin e shtetit përkatës në hapsirën në të djathtë të tabelës dhe do të ju shfaqet rezultati. /lajmi.net