Ligjet më të çuditshme mbi seksin në Amerikë

Nga puthjet që duhet të zgjasin pesë te minuta te dënimi me burg nëse flirton. Normat dhe ligjet më të çuditshme ende në fuqi në Shtetet e Bashkuara.

Fun

05/10/2016 01:31

Ioua

Puthjet mund të zgjasin maksimumi pesë minuta.

Uashington

Nëse ndalon të marrësh një prostitutë në makinë, mund të të kushtojë sekuestrimin e mjetit.

Nebraska

Është e ndaluar të martohesh nëse ajo ka gonorrean.

Miçigan

Kujdes nëse joshni gra jo të martuara. Mund t’iu kushtojë pesë vite burg.

Nju Xhersi, Konteja  e Hadon

Është e ndaluar të flirtosh.

Tennese

Është e ndaluar për studentët të kapen për dore.

Florida

Është e ndaluar të bësh përkedhelje dashurie në publik. Edhe për çiftet e martuar.

Misisippi

Absolutisht e ndaluar të shpjegosh se çfarë është poligamia!

Teksas

Është e ndaluar të kesh më shumë se gjashtë vibratorë.

Arizona

Është e ndaluar që të kesh më shumë se dy vibratorë.

Vermont

Burrave të martuar u ndalohet të fluturojnë të dielave.

Xhorxhia

Janë të ndaluar lodrat e seksit.

Pensilvania

Seksi anal dhe oral janë të ndaluar.

Aleksandria, Minesota

Është e ndaluar që një burrë, të cilit i mban frymëmarrja erë hudhrash, qepësh apo sardelesh, të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

Në kontenë Logan, Kolorado

Është e ndaluar të puthësh një grua nëse ajo është në gjumë.

Ioua

Është e ndaluar që burrat të pinë tre gllënjka birre, ndërsa janë në shtrat me bashkëshortet e tyre.

/tiranaobserver/