‘Ligës së Kampionëve i nevojitet Liverpooli’

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka thënë se rikthimi i Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, është një gjë pozitive për këtë garë, duke insistuar se asaj i nevojiten klubet e mëdha.

Sport

15/09/2014 22:45

Liverpooli do të përfundojë periudhën prej pesë viteve pa paraqitje në Ligën e Kampionëve, pasi nesër e pret në Anfield skuadrën bullgare, Ludogorets.

“Ne jemi shumë të lumtur që do luajmë përsëri në Ligën e Kampionëve. Pesë vite jashtë kësaj gare, është një gjë shumë e madhe për një klub si Liverpooli”.

“Liverpooli është njëra ndër skuadrat më të mira me një histori të pasur në garat europiane. Ligës së Kampionëve i duhet kjo skuadër”, tha Rodgers.

Sezoni i fundit që The Reds morën pjesë në garën më të madhe europiane ishte viti 2009, ndërsa tani po rikthehen përsëri, pasi vitin e kaluar përfunduan në vendin e dytë në Premier Ligë.