Liga greke suspendohet për shkak të dhunës

Liga greke është suspenduar për shkak të dhunës së madhe që ishte e pranishme në derbin e njohur, ndërmjet Olympiacosit dhe Panathinaikosit.

Sport

25/02/2015 17:19

Zyrtarët e sportit dhe qeveria e re e këtij vendi kanë pasur një takim zyrtar gjatë ditës së sotme.

Dhe, duke parë dhunën që ishte e pranishme në derbin ndërmjet Olympiacosit dhe Panathinaikosit, është marrë vendimi zyrtar që liga greke të suspendohet.

Përndryshe, liga greke është suspenduar dy herë gjatë këtij sezoni, dhe arsyeja ishte e njëjët: Dhuna e madhe që po paraqitet në ndeshjet e ndryshme.