Liga e Kombeve vazhdon me ndeshje interesante, sot vëmendja te Kosova dhe Shqipëria

Liga e Kombeve sot ka hyrë në ditën e tretë të ndeshjeve të parapara për muajin nëntor.

Sport

17/11/2018 10:22

Kompeticioni i ri i UEFA-s vazhdon të dhurojë përballje interesante mes kombëtareve të nivelit të njëjtë.

Për sot (e shtunë), në orar janë shtatë ndeshje, shkruan ‘lajmi.net’.

Vëmendja e gjithë shqiptarëve do të jetë te Kosova dhe Shqipëria, që zhvillojnë ndeshje të rëndësishme.

‘Dardanët’ me fillim nga ora 18:00 përballen me Maltën në Valleta, në ndeshjen e vlefshme për ‘Grupin 3’ në Ligën D.

Në anën tjetër, Shqipëria nga ora 20:45 në ‘Grupin 1’ në Ligën C, pret në ‘Loro Boriçi’ kombëtaren e Skocisë.

Një ndeshje për t’u mos u humbur është edhe ajo që luhet në ‘San Siro’ në Ligën A, mes Italisë dhe Portugalisë./Lajmi.net/