Liga e Holandës i del në ndihmë Ajaxit për ndeshjen kundër Real Madrid

Liga e Holandëz ‘KNVB’ ka bërë një veprim për të ndihmuar skuadrën e Ajaxit, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve që ata e luajnë me Real Madrid.

Sport

21/02/2019 14:08

Ndeshja që Ajax do ta luante kundër PEC Zwolle, e cila me orar do duhej të luhej tri ditë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, është vendosur të shtyhet, transmeton lajmi.net.

Një veprim i tillë nuk i ka pëlqyer aspak skuadrës së PEC Zwolle, por as konkurrentëve kryesorë të Ajax për titullin, PSV Eindhoven.

Skuadra nga Amsterdami është mposhtur në ndeshjen e parë kundër madrilenëve me rezultatin 2:1.

Ata do ta luajnë ndeshjen e kthimit më 5 mars,në ‘Santiago Bernabeu’ kundër kampionëve në fuqi të këtij kompeticioni. /Lajmi.net/