Lidhja mes Revolucionit dhe muzikës

Të mërkuren do të mbahet një koncert në Pragë që do të nderojë Vaclav Havel’in dhe Lou Reed. Lidhja në mes muzikës dhe revolucionit në Çeki duket të ketë qenë e pashmangshme.

Lajme

18/12/2013 09:42

Muzicienti amerikan Lou Reed, i cili vdiq në muajin tetor- do të përkujtohet me një koncert në Teatrin Archa në Pragë, të mërkurën, duke shfaqur vepra vendore, të tilla si Njerëzit Plastik të Universit. Me titullin “Nga Velvet Underground në Revolucionin e Kadifenjtë”, ngjarja po ashtu shënon përvjetorin e dytë të vdekjes së Presidentit çek Vaclav Havel, i cili ishte mik i Reed’it.

Në prag të shfaqjes, flet një prej organizatorëve, Jan Machecek, anëtar të Velvet Underground Revival Band, të cilët gjithashtu do të performojnë në koncert.

“Në Pragë dhe në Republikën Çeke, përgjithësisht ndoshta ka, do të thoja, një përqendrim të jashtëzakonshëm të adhuruesve të Lou Reed, të cilët jashtëzakonisht shumë po mbajnë zi për humbjen e tij”.

“Koncerti i fundit i Lou Reed në Pragë, në korrik të vitit 2011 në Teatrin Archa dhe gjithashtu në premierën e hapjes së Teatrit të Vaclav Havel, të quajtur Odchazeni (Duke ikur), e cila u mbajt në Archa. Pra kjo do të jetë një rast i mirë, për tu kujtuar që të dy”.

Pse mendon që muzika e Lou Reed dhe muzika e Velvet Underground është aq e njohur në Republikën Çeke?

“Është e vështirë të thuhet, por vërtetë kjo është një histori e gjatë. Edhe në vitet 68-67 ka pasur njerëz që ktheheshin në këtë vend me “Banana LP”, dhe ka pasur shumë prej tyre”.

“Në mesin e tyre, me që ra fjala, ishte edhe vet Vaclav Havel. Ai bleu një Banana LP të Velvet Underground në New York, teksa ishte atje në vizitë në vitin 1986. Pra ai ishte ndër të parët që solli LP e tij, këtë album, në Çekosllovaki”.

“Gjithashtu është edhe një lidhje e qartë, në të cilën “Njerëzit Plastik të Universit” filluan të bëjnë muzikë duke kënduar cover’a të : The Velvet Underground, Frank Zappa, The Fugs, Captain Beefheart dhe të tjera… por mbi të gjitha ata pëlqenin muzikën e Velvet Underground”.

“Të gjithë e dinë historinë e këtij bendi- ata ishin të burgosur në vitin 1976 dhe kjo gjë i inspiroi që të shkruanin Charter 77. Pra të gjitha këto lidhje nuk kanë të gjitha të bëjnë vetëm me muzikën”.

“Është edhe një gjë, e cila përveç muzikës- kyçjes në underground, mospajtimit dhe ndoshta edhe të politikës dhe revolucionit politik të mëvonshëm”.

Ju keni bërë muzikë së bashku me Lou Reed dhe gjithashtu ju keni njohur edhe Havel’in, besoj se i keni parë ata të dy së bashku. Çfarë llojë marrëdhënieje kanë pasur ata të dy?

“Ata me të vërtetë pëlqenin njëri-tjetrin, besoj. Është e njohur se Vaclav Havel pëlqente dhe kënaqej që të ishte shok me shumë artistë dhe të famshëm”.

“Në anën tjetër, për Lou Reed, ai vërtetë e vlerësonte… ai e konsideronte veten, përveç një muzikanti të famshëm që ka influencuar shumë bende dhe artist- një shkrimtar dhe një poet të madh amerikan. Dhe Vaclav Havel ishte, do të thoja, i vetmi shkrimtar i kalibrit botëror që e trajtonte Lou Reed në mënyrën që ai dëshironte”.