‘Lidhja jonë është shumë e shëndetshme’, befason Tayna

Është emër shumë i përfolur në media.

ShowBiz

11/11/2018 09:40

Reperja nga Prizreni, Tayna është mjaft e komentuar në shtypin rozë për çdo lëvizje që bën, shkruan lajmi.net.

Ndonëse është aktive në rrjete sociale, imazhet e saj janë fokus i mediave për çka bën edhe të shkruajnë.

Ajo që tërhoqi vëmendje është postimi i fundit kur thotë: “Lidhja jonë është shumë e shëndetshme edhe nuk i ngojmë tjert qa thojmë”, janë fjalët e artistes ku pranë ka disa pizza.

E sa i përket lidhjes në dashuri, Shala vazhdon të deklarohet ‘single’, që siç duket bukuroshes nuk ia ka rrëmbyer zemrën ende askush.

Shumë shpejt prisni këngën e re të Taynës. /Lajmi.net/