Lidhja e trurit midis kafesë dhe kanabisit

Kafja është një substancë komplekse dhe, sipas të gjeturat të një studimi të ri, ndërveprimet metabolike janë po aq komplekse. Çuditërisht, kafeja ndikon në të njëjtat rajone të trurit si kanabisi.

Lifestyle

20/03/2018 23:07

Një studim i ri gjen një marrëdhënie intriguese mes kanabisit dhe kafesë.

Megjithëse studimet që shqyrtojnë përfitimet shëndetësore të kafesë, ose mungesës së saj, publikohen pothuajse në baza ditore, ndikimi i vërtetë i saj mbi shëndetin ende është pak i kuptueshëm, transmeton Indeksonline.

Disa studime kanë gjetur përfitimet shëndetësore, disa kanë arritur në përfundimin se mund të zvogëlojë rrezikun e vdekshmërisë dhe të tjerët nuk kanë nxjerrë përfundime të forta.

Ky konfuzion është për shkak të disa faktorëve, dhe një është vështirësia në ndarjen e kauzës dhe efektit në studime të mëdha, të bazuara në popullsi.