Lidhja Arabe thërret takim të jashtëzakonshëm për “shkeljet” e Iranit në rajon

Krerët e diplomacisë së vendeve arabe do të mblidhen me urgjencë të dielën e ardhshme në selinë e Lidhjes Arabe, me kërkesë të Riadit për të diskutuar mbi “shkeljet” e Iranit në rajon, bënë të ditur sot burime diplomatike.

Bota

12/11/2017 20:53

“Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mbështetën kërkesën e Arabisë Saudite, të miratuar gjithashtu nga Djibouti, që mban presidencën e radhës të organizatës panarabe me bazë në Kajro”, sipas një dokumenti të brendshëm të publikuar për AFP-në nga diplomatët.

Ky takim zhvillohet në sfondin e luftës së fjalëve mes dy rivalëve të medhenj në Lindjen e Mesme, Arabisë Saudite dhe Iranit dhe ndërkohë që pasiguritë vazhdojnë në Liban pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit, Saad Hariri, përcjell Atsh.

Lufta e fjalëve mes Arabisë Saudite dhe Iranit reflekton një rivalitet në rritje mes këtyre dy vendeve të Gjirit Persik, por rreziqet për një përballje ushtarake të drejtpërdrejtë mes Riadit dhe Teheranit mbeten të limituara.