Lidhja Arabe takim të jashtëzakonshëm për Jerusalemin – Lajmi.net
Lidhja Arabe takim të jashtëzakonshëm për Jerusalemin
Autori: Lajmi.net BotaLajme 16:09, 6 December 2017
Lidhja Arabe ka marrë një vendim për mbajtën e një takimi të jashtëzakonshëm ditën e shtunë në nivelin e ministrave të jashtëm, në lidhje me përpjekjen e SHBA-ve për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se vendimi për takimin në fjalë është marrë me kërkesën e bërë nga Palestina, Jordania dhe Maroku. Për mbajtjen e një takimi të jashtëzakonshëm është e nevojshme që të kërkohet nga një vend anëtar i lidhjes dhe kërkesa të pranohet nga dy prej 21 vendeve të tjera anëtare.

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ejmen Es-Safadi, ishte shprehur se do të bënin thirrje për një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Lidhjes Arabe me qëllim për të koordinuar pozicionet e vendeve arabe dhe islame përballë rezultateve të iniciativës në fjalë të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency.

Presidenti amerikan, Donald Trump, pavarësisht vendimit nr 478 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 1980 që bën të pavlefshëm që Izraeli të shpallë Jerusalemin Lindor kryeqytetit duke aneksuar atë, pritet që sot të komunikojë vendimin për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem.

Fjalët kyçe: Jerusalemi, Lidhja Arabe, takimi

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Berry Rush
  • Play iStunt 2
  • Play World Soccer Champion