Lidh tabletin dhe telefonin për timon

Një vozitës në Kanada u kap nga policia duke vozitur teksa të lidhur për timoni kishte pasur tabletin dhe iPhone-n e tij.

Auto & Tek

22/11/2017 17:01

Policia thotë se vozitësit i ishte dhënë një ligjëratë e gjatë për rreziqet e të qenit i shpërqendruar, si dhe ia kishin dhënë një gjobë.

Përderisa gjoba për shpërqendrim është normalisht 368 dollarë, ata i dhanë gjobë vetëm për dështimin e tij për licencë e që ishte 81 dollarë.