Liderit katalonas i kërkohet të heq dorë nga pavarësia

Lideri i partisë socialiste spanjolle, Pedro Sanchez i kërkoi sot kreut të qeverisë katalonase, Carles Puigdemont për të pezulluar gjithçka dhe për të hequr dorë ndaj një deklarate për pavarësi të njëanshme, që ai parashikon për ta bërë nesër.

Bota

09/10/2017 18:33

“Shpresoj, brenda kompetencave të mia që ai të na dëgjojë, që të pezullojë gjithçka, për të mos lëshuar deklarata të njëanshme për pavarësi”, tha Sanchez.

Ai theksoi se do të mbështeste kundërpërgjigjen e shtetit spanjoll, që mund të përfshijë pezullimin e autonomisë rajonale në rast të një deklarate të njëanshme.