Liderët rajonalë, evropianë dhe botërorë, më 15 korrik në Dubrovnik

Më 15 korrik, në Dubrovnik do të nisë “Croatia Forum”, ku në mesin e shumë zyrtarëve evropian e botërorë, do të merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. 

Lajme

10/07/2014 12:00

Takimi vjetor i kryetarëve të Europës  Juglindore, në të cilin do të marrin pjesë Kacelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të mbahet më 15 korrik në Dubrovnik, është thënë të enjten në Zagreb.

Bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut e liderëve të rajonit, në kuadër të procesit Brdo-Brione, i cili është në formatin që filloi më 1 korrik të vitit 2013, në ditën e parë kur Kroacia u pranuar shtet anëtar i BE-së.

Ky takim fillon në pasditen e së enjtes dhe vazhdon deri të shtunën, ndërsa pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 18 ministra të jashtëm të shteteve të BE, si dhe një numër i madh i zyrtarëve nga Europa, Amerika, Kina, Japonia, Rusia dhe Zelanda e Re.  

Siç thuhet nga zyrtarët në Zagreb, nga ministrat e jashtëm të rajonit, në “Croatia Forum” do të marrin pjesë shefi i diplomacisë së Kosovës – Enver Hoxhaj, i Maqedonisë – Nikola Poposki, nga Mali i Zi – Igor Lukshiq, Serbia – Ivica Daçiq dhe nga Bosnje dhe Hercegovina – Zlatko Llugmangjija.

Në takim është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e përfaqësues së lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.