Liderët politikë në Maqedoni, konfirmojnë takimin në Bruksel

Kryetarët e katër partive politike në Maqedoni kanë konfirmuar që do të marrin pjesë në takimin e nesërm në Bruksel, e cila është iniciuar me qëllim zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

Lajme

09/06/2015 17:04

Delegacionet e të katër partive politike kanë udhëtuar sot drejt Brukselit, aty ku edhe do të mbahet takimi. Tani më qëndrimet e tyre janë të qarta ku VMRO DMPNE do të ndeshet me LSDM-në rreth përbërjes së qeverisë e cila do të organizojë zgjedhjet e paralajmëruara për prill të vitit të ardhshëm.

Kryeministri aktual i Maqedonisë Gruevski këmbëngul që duhet të vazhdojë të udhëheqë Qeveria e cila reflekton vullnetin e popullit nga zgjedhjet e kaluara, ndërsa hedh poshtë çdo mundësi të ndonjë qeverie kalimtare që nuk do ta udhëhiqte ai.

LSDM-ja nga ana tjetër, nuk do të pranonte asnjë lloj përbërje qeverie që do të udhëhiqej nga Nikolla Gruevski, ose nëse marrin pjesë figura të inkriminuara nga përgjimet e publikuara deri tani. Zaev dje, edhe publikisht u shpreh i gatshëm për kompromis rreth propozuesit të kryeministrit të Qeverisë kalimtare, nëse Gruevski pranon të tërhiqet nga posti i tij.

Ndërsa partia opozitare LSDM nuk pranon asnjë qeveri të cilën do ta udhëhiqte kryeministri aktual, ose ndonjë qeveri në të cilën do të merrnin pjesë figura të inkriminuara nga përgjimet e publikuara deri tani. Udhëheqësi i LSDM-së Zaev është shprehu edhe publikisht se është i gatshëm për një kompromis rreth propozuesit të kryeministrit të qeverisë kalimtare, nëse Gruevski pranon të tërhiqet nga posti i tij.

Ndërkaq çështja më e rëndësishme për opozitën është shkarkimi i prokurorit aktual, dhe zëvendësimi i tij me një prokuror tjetër të pavarur shtetëror.

Deklarata e ndërmjetësuesit të këtyre bisedimeve Johanes Han ku tha se OSBE/ODIHR-i i ka cilësuar si pozitive zgjedhjet e fundit në Maqedoni, ndikon që opozita në krye me LSDM-në të jetë pesimiste sa i përket këtyre negociatave.

Megjithatë, ish ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni Eruan Fuere dhe ish ambasadori i Maqedonisë në SHBA Nikolla Dimitrov, përmes një letre të përbashkët kritikojnë qasjen e deritanishme të komisarit Han, duke vlerësuar se ai ka humbur kontakt me realitetin.

Fuere dhe Dimitrov përkujtojnë se nuk është hera e parë që Johanes Han jep deklarata të tilla dhe më pas bëhet pishman, duke lënë pas vetes, dëmin e kryer. Një deklaratë të tillë kundërthënëse, Hani e kishte bërë edhe për lirinë e mediave në Serbi, që detyroi zyrën e tij të jepte sqarime shtesë, të kundërta me deklaratat e numrit 1 të Komisionit Evropian.

“Komisari, më shumë se të tjerët, duhet ta dijë se çështjet sikurse liria e mediave, financimi i partive politike dhe aftësia e tyre të udhëheqin fushatë pa presione, si dhe përdorimi i fondeve shtetërore nga partia në pushtet, janë gjithashtu pjesë e vlerësimit të standardeve demokratike. Që nga ardhja e kryeministrit Nikolla Gruevski në pushtet në vitin 2006, zgjedhjet në Maqedoni kanë qenë problematike. Shkeljet e njëjta janë përsëritur ose dhe më keq, janë rritur me kalimin e kohës”, thuhet në letrën e Dimitrovit dhe Fueres.

Bisedimet do të zhvillohen nesër në Bruksel në formatin 1+1, liderët dhe nga një anëtar i secilës palë, si dhe me pjesëmarrjen e euro-komisarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han, në rolin e ndërmjetësuesit.