Liderët frankofonë dalin në “Family Picture” – Lajmi.net
Liderët frankofonë dalin në “Family Picture”
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 10:58, 11 October 2018
Afër 80 përfaqësues shtetesh, presidentë, kryeministra dhe kryediplomatë të vendeve që promovojnë gjuhën frënge dhe frankofoninë, janë mbledhur këto ditë në Jerevan të Armenisë dhe sot në mëngjes e kanë bërë bashkë edhe një “Family Picture”.

Në mesin e liderëve botërorë, si presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ishin edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan lajmi.net.

Frankofonia ka shtrirje në 5 kontinente të botës dhe pjesë e kësaj bashkësie vlerësohet se janë rreth 900 mijë profesorë të gjuhës frënge me gjithsej 220 milionë frëngjishtfolës, ku 60 për qind e tyre vlerësohet se janë më të rinj se 30 vjet.

Si tërësi, Frankofonia numëron gjithsej 890 milionë banorë, pra rreth 13% të popullsisë botërore.

Gjuha frënge vlerësohet se është gjuha e 9-ta më e folur në botë, kurse ajo vlerësohet se është gjuhë e 2-të amtare në Bashkimin Evropian. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO