Liderët e shtetit sërish takohen për EULEX-in
Kryeministri Isa Mustafa është duke mbajtur takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi. Ky takim po zhvillohet në Presidencë.
Lajme
Merret vesh se shkak për takimin Thaçi-Mustafa është mandati i EULEX-it.
Për këtë të fundit edhe Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka paralajmëruar se do të mbledhë nga 11:15, takim ky ku në të cilin të caktohet seanca parlamentare për vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë. Mirëpo, për shkak të takimit të krerëve të shtetit me Presidentin Thaçi, kryesia ende nuk ka nisur punën. Mësohet se në takim është edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.
Derisa në sallën e kryesisë është duke qëndruar përfaqësuesi e VV-së, Glauk Konjufca.
Të hënën, në një mbledhje të Qeverisë që u mbajt pas orës 18:00, Kuvendit iu procedua me urgjencë propozimi për miratimin e vazhdimit të mandatit të këtij misioni ndërkombëtar edhe për dy vitet e ardhshme.
Vendimi u mor në një mbledhje që Qeveria e mbajti dje pas orës 18:00.