Licencohet Federata kosovare e Biliardos – Lajmi.net
Licencohet Federata kosovare e Biliardos
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 15:47, 15 December 2017
Edhe një federatë e re licencohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ministri Kujtim Gashi i dorëzoi licencën për zhvillimin e veprimtarisë Federatës kosovare të Biliardos deri në vitin 2020, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kujtim Gashi gjatë takimit me kryetarin e kësaj federate, Veton Dyla, diskutoi për aktivitetet dhe organizimet sportive që zhvillohen në Kosovë në biliardo dhe hapat konkretë që duhen ndërmarrë në të ardhmen, për funksionalizmin e garave në këtë sport në gjithë Kosovën.

Dyla e informoi Gashin për gjendjen e tanishme dhe aktivitetet që organizohen në Kosovë dhe klubet e biliardos që ekzistojnë në qytete të ndryshme të Kosovës.

“Licencimi i kësaj federate ka për qëllim mënjanimin e të rinjve nga rruga dhe të merren me sport e me rekreacion dhe në angazhimin e tyre për të nxjerrë talente që Kosova të përfaqësohet në gara ndërkombëtare dhe në këtë aktivitet”, tha Gashi.

Ndërkaq, Dyla hapin e ndërmarrë nga ministria e vlerësoi jashtëzakonisht duke e konsideruar edhe si një mirënjohje dhe përkrahje drejtpërdrejtë nga shteti për komunitetin dhe ata që e duan sportin e biliardos.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO