Libia njeh Kosovën

Libia është shteti i radhës që e ka njohur pavarësinë e vendit, vetëm pak orë pasi këtë e konfirmoi Grenada. Bëhet e ditur se së shpejti pritet edhe një njohje tjetër nga një shtet aziatik.

Lajme

25/09/2013 18:36

Në një ditë të jashtëzakonshme për diplomacinë kosovare vjen edhe njohja e dytë.

Libia është shteti i radhës që e ka njohur pavarësinë e vendit, vetëm pak orë pasi këtë e konfirmoi Grenada. Burime të pakonfirmuara thonë se së shpejti pritet edhe një njohje tjetër nga një shtet aziatik.

Njohja është paralajmëruar nga Ministri Enver Hoxhaj, dhe është konfirmuar përfundimisht nga Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku.

“Libia sapo njohu Kosovën! Lajm i madh! Kryeministri i Kosovës mori lajmin nga dora e parë në New York! Ditë e madhe”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

Libia është shteti i 103’të që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Libia, shteti i 17’të në botë për nga madhësia, ka një territor prej 1.759.541 kilometra katrorë me rreth 6 milionë banorë.