Libia në flakë edhe tri vite pas vdekjes së Gaddafit (Foto)

Edhe tri vite pas largimit të diktatorit Muammar Gaddafi, Libia vazhdon të mos jetë e qetë. Vetëm në dy javët e fundit në përleshjet në Bengazi, janë vrarë të paktën 210 persona. 

Bota

03/11/2014 00:08

Forcat qeveritare në Bengazi po luftojnë kundër ekstremistëve islamik, që kanë nën kontroll një pjesë të qytetit.

Një zyrtar i forcave të sigurisë tha për AP se forcat e sigurisë kanë arritur të rikthejnë nën kontroll pjesë të caktuara të qytetit.

Ndërsa një zyrtar shëndetësor i cili ka bërë të ditur numrin e të vrarëve, nuk ka saktësuar nëse në mesin e tyre kishte edhe nga forcat qeveritare. (lajmi.net)