Liberalizimi i vizave: BE-ja e padrejtë me Kosovën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini ka theksuar se Bashkimi Evropian (BE) ka qenë e padrejtë ndaj Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Lajme

15/12/2015 14:42

Ai ka thënë se nuk e di cili do të jetë raporti që do të miratohet brenda javës nga Komisioni Evropian, duke theksuar se “BE-ja në raport me Kosovën ka qenë padrejtë se si e ka trajtuar Kosovën në liberalizimin e vizave në krahasim me çdo vend tjetër në rajon”.

Ne nuk i kemi pasur 45 kritere sikurse vendet tjera, por numri i kritereve tona ka shkuar në 105, duke përfshirë këtu edhe kriterin e demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Mënyra se si BE-ja ka shpërblyer vendet tjera, p.sh Moldavia e gëzon liberalizimin e vizave. Dje kishte fjalë se mund të këtë përgjigje pozitive nga BE-ja për liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Pastaj vendimi për liberalizimin e vizave me Kolumbinë ka hyrë në fuqi. Konsideroj se kemi të bëjmë më shumë me një vendim gjeopolitik se sa teknik”, tha ai.