Libanezi kapët duke vjedhur në Prishtinë

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës është arrestuar një shtetas i Libisë në Prishtinë.

Lajme

31/08/2017 09:36

Nuk është bërë e ditur se çka ka vjedhur, por libanezi është kapur nga Policia e Kosovës për hajni në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Libisë pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia

Rasti është proceduar si ‘vjedhje-lëndim trupor’. /Lajmi.net/