Liban, përleshje mes policisë dhe protestuesve për shkak të vendimit të Trumpit

Në protestat para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Bejrut kanë marrë pjesë libanezë dhe palestinezë

Bota

10/12/2017 14:52

Gjatë protestave në Liban, për shkak të vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, ka patur përleshje mes demonstruesve dhe policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestat para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Bejrut kanë marrë pjesë libanezë dhe palestinezë. Me këtë rast një grup demonstruesish ka depërtuar barrikadat policore dhe tentoi të hyjë në godinën e ambasadës.

Policia libaneze pastaj ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës, ndërsa pasi demonstruesit depërtuan barrikadën, policia i ka shpërndarë me shkopinj. Demonstruesit u kundërpërgjigjën me hedhje gurësh, ndërsa gjatë intervenimit të forcave të sigurisë janë lënduar disa persona.

Në protesta janë djegur flamujt e SHBA-ve dhe Izraelit, ndërsa protestuesit brohoritnin me sloganet “Kudsi i takon muslimanëve”, “Sërish do të kthehemi në Palestinë”, “Dënojmë SHBA-të dhe Izraelin”, “Nuk pranojmë Kudsin si kryeqytet të Izraelit”.

Ambasada amerikane në Bejrut të premten u bëri thirrje shtetasve të saj që të qëndrojnë larg vendeve ku mund të ketë protesta.