LG zhvillon një ekran super të hollë për celularë

LG ka zhvilluar një panel LCD për celularët që kanë kornizë - të quajtur bezel - që e rrethon ekranin e celularëve.

Auto & Tek

31/10/2014 20:57

Në këtë mënyrë ju do të keni pamje maksimale. Në fakt, duke i parë fotografitë që LG i ka sjellur si promo, pajisja duket shumë e bukur, pasi që ekrani nuk ka kornizë fare.

Copa e hollë vetëm 0.7mm prej bezeli është më e hollë se një kartë krediti. Kjo është vetëm për anën e majtë dhe të djathtë të ekranit, kështu që pjesa e lartë dhe ajo në fund e bezelit është qartë e dukshme, transmeton Lajmi.net.

LG, që është me bazë në Korenë e Jugut, përdorë edhe teknologjinë që e quan “Neo Edge”, e cila është një ngjitës që është i ndryshëm nga të tjerët. Ky i bashkon pjesën qarkore me atë të dyfishtë, kështu që nuk ka nevojë për një panel plastik shtesë për t’i bërë bashkë, sipas kompanisë.

LG do të fillojë prodhimin e këtyre paneleve në masë të madhe gjatë muajit nëntor, ku nisja fillestare do të ndodh në Kinë, ku ka shumë kërkesa për ekrane të mëdha.