LG prezanton zmadhuesit të cilëve mund t’iu dërgosh mesazh

LG ka një ide gjeniale për ju që të kontrolloni më lehtë zmadhuesit e zërit: vetëm duke iu dërguar atyre një tekst mesazh.

Auto & Tek

23/12/2014 15:35

Zmadhuesit e ri të quajtur Wi-Fi Music Flow, të cilët kompania pritet t’i zbulojë në CES gjatë janarit 2015, mund të pranojnë komanda nga shërbimi për mesazhe i quajtur Line.

Përveç komandave të zakonshme të luajtjes dhe kapërcimit të këngës, ju do të jeni në gjendje që të përdorni një gjuhë natyrale, si për shembull, “luaje këngën e Eminem – Rap God”, transmeton Lajmi.net.

Luajtja e muzikës do të bëhet përmes një celulari të mençur i cili vjen brenda zmadhuesit. Në këtë mënyrë, ju do të mund ta dëgjoni këngën të cilën e dëshironi pa u lodhur që të shtypni butonat e kapërcimit të këngëve derisa të hasni në këngën të cilën dëshironi ta dëgjoni.

Zmadhuesit Music Flow lidhen përmes Wi-Fi, duke përforur një shpejtësi prej 2.4GHz dhe 5GHz, që është një lidhje më e fuqishme se ajo e zakonshme me Bluetooth.