LG prezanton smartfonin e ri Band Play (Foto)
Kompania LG ka zbuluar smartfonin më të ri të quajtur Band Play, i cili është i dedikuar për klasën e mesme.
Auto & Tek
LG Band Play karakterizohet me ekran 5-inç me rezolucion 720×1280 pikselë, ndërsa punon me sistemin operativ Android 5.1 Lollipop.
Ky model posedon procesorin 1.2 GHz Snapdragon 410 QuadCore, 2 GB RAM dhe 16 GB memorie të brendshme. Kamera para është 5 MP, ndërsa ajo kryesorja ka 13 MP.
LG Band Play vjen me një çmim rreth 350 dollarë dhe për momentin mund të blihet vetëm për tregun e Koresë së Jugut.