LG nxjerr në treg tabletin G Pad 8.0

Kompania LG ka nxjerrë në treg tabletin G Pad 8.0, i cili vjen edhe me lidhje 4G LTE.

Auto & Tek

17/08/2014 19:51

Tableti G Pad 8.0 është i treti nga kompania Koreano Jugore, e cila më përpara kishte nxjerrë G Pad 7.0 dhe G Pad 10.1. Numri në emrat e tabletave tregon përmasat e ekranit. Në këtë rast, G Pad 8.0 do të ketë një ekran prej 8 incësh.

Tableti ka dalë së pari në tregjet e Evropës, por kompania ka pohuar se së shpejti tableti do të jetë edhe në tregjet Aziatike, Amerikano Qëndrore, Amerikano Jugore, si dhe shumë tregje të tjera.

Por duhet vecuar që të treja tabletët do të kenë të njëjtat risi dhe vecori. E vetmja gjë që ndryshon midis tyre është përmasa e ekranit diagonalisht.

G Pad 8.0 do të fuqizohet nga një procesor 1.2GHz katër-korësh dhe 1GB RAM. LG shtoi edhe 16 GB memorje të brendshme, e cila gjithashtu ofron edhe zmadhim me MicroSD.

Tableti do të përmbajë një kamer mbrapa prej 5 megapiksëll dhe një kamër përpara prej 1.3 megapiksëll. Përsa i përket baterisë, ajo do të jetë 4,200mAh.Sistemi do të jetë Android 4.4 KitKat.