LG lanson mikro-çipin e parë mobil tetë bërthamësh

LG ka zbuluar procesorin e tij më të fundit si dhe ka në plan që ta bëjë pjesë të celularit më të ri të kompanisë.

Auto & Tek

26/10/2014 21:08

Çipi me proçesor tetë bërthamësh, do të fuqizojë ekranin e LG G3, një smartfon me madhësi ekrani të ngjashëm me Nexus 6 i cili do të dalë në shitje të Korenë e Jugut. Çipi Nuclun ka në përbërje katër bërthama 1.5 Ghz ARM Cortex A15 dhe katër bërthama 1.2 Ghz Cortex A7. LG thotë se numri i proçesorëve aktivë mund të rritet manualisht për të maksimizuar fuqinë e përpunimit të të dhënave.

Nuclun do të ofrojë edhe konektivitet edhe 4G LTE për shpejtësi deri në 225 Mbps. Çipi është pjesë e strategjisë së LG-së për të ndërtuar më shumë komponentë për linjën e saj të produkteve teksa kohët e fundit ka sjellë një softuer dhe ndërtim mjaft cilësor në pajisjet e parametrave mesatarë dhe të lartë.

“Nuclun hap një kapitull të ri në historinë e inovacionit të LG-së në industrinë mobile” – thotë Jong Park, CEO dhe Presidenti i LG-së. “Më këtë produkt të ri ne mund të arrijmë një integrim dhe diversitet në strategjinë tonë të mëtejshme të produkteve ndaj një konkurrence më të fortë. Nuclun do të japë një fleksibilitet më të madh në strategjinë tonë mobile për të vazhduar më tej.”

Nuk përmendet asnjë detaj rreth grafikëve të implementuara në çipin Nuclun, por nga specifikat e proçesorëve do të kemi një përformancë pak më të vogël sesa ajo e familjes Exynous 5 Octa. Me fjalë të tjera, çipi nuk do të krahasohet asgjë kundi me familjen Snapdragon 801 dhe 805 të Qualcomm. /pcworld