LG krijon një orë inteligjente me 23 karat ar

LG zbuloi orën e saj inteligjente luksoze “Urbane Luxe”. Kjo orë është e larë në ar 23-karat dhe ka një rrip prej lëkurës së aligatorit.

Fun

01/09/2015 09:27

LG ka bashkëpunuar me kompaninë e bizhuterive “REEDS Jewelers” për krijimin e orës së saj inteligjente premium.

Kompania ka prodhuar vetëm 500 njësi të orës inteligjente “Urbane Luxe”, ku secila prej tyre do të ketë të gdhendur numrin e vet serial.

Fillimisht kjo orë do të shitet vetëm në tregun amerikan për 1200 dollarë. Ora do të prezantohet në eventin IFA që do të zhvillohet pas pak ditësh.