LG G6 pritet të mposhtë iPhone 8

Një kornizë e hollë përreth një ekrani me qoshe të rrumbullakosura, mbushje përmes wireless-it, një kamerë të dyfishtë dhe një trup të qëndrueshëm ndaj ujit sigurisht se ju duket i njohur.

Auto & Tek

26/02/2017 18:37

Por jo, nuk është i përfoluri iPhone 8 ai për të cilin e kemi fjalën. Është celulari më i ri i LG.

LG të dielën prezantoi modelin G6 në Kongresin Botëror të Celularëve, i cili pritet të jetë një model mjaft i mirë për shkak të ekranit 5.7 inç që është dukshëm më i vogël se iPhone 7 Plus, transmeton Gazeta Express.

Duke dalë para Galaxy S8 dhe iPhone 8, LG shpreson të mposhtë këta celularë duke shitur një celular me një ekran të madh por në një trup më të vogël.