LG G4 i larë në ar

LG ka realizuar një version të ri të telefonit të saj inteligjent G4, i quajtur G4 White Gold Edition. Siç edhe emri sugjeron, ky telefon përmban ngjyrat e bardhë dhe ari; pjesa ballore dhe e pasme e pajisjes janë në ngjyrë të bardhë, ndërsa anësoret janë larë me ar.

Auto & Tek

12/11/2015 23:31

Përveç kombinimit të ngjyrave, LG G4 White Gold Edition ka të njëjta veçori si versionet e tjera të LG G4, si ekrani 5.5 inç quad HD, procesori Qualcomm Snapdragon 808 me gjashtë bërthama, kamerë të pasme 16 megapikselë dhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Telefoni kushton rreth 600 dollarë./krokodili