LG G Flex 2, celulari më i mirë në CES

Celulari i ri i LG është elegant, praktik dhe me pamje të mirë.

Auto & Tek

08/01/2015 18:05

LG G Flex 2 është një phablet me pamje të bukur dhe të madhe, që e përdorë lakimin e tij për të përmirësuar cilësinë e ekranit dhe që e bënë atë të duket më i thyer.

Me specifikacionet e fundit dhe me një ekran mjaft të mirë, ky celularë është i bukur vetëm për t’u parë.

Përmirësimi më i dukshëm i LG G Flex 2 është ekrani i tij, që është 6 inç dhe ka një panel 720p të ndritshëm, transmeton Lajmi.net.

Kreu i LG Mobile, Dr.Ramchan Woo tha se teknologjia e ekranit të lakuar të LG është dukshëm më e avancuar se në vitin e kaluar, duke e bërë të mundur që të krijojë një pamje më të dendur dhe më të ndritshme përmes lakimit 20% të qelqit Gorilla.

Celulari ka një procesor të shpejtë 2GHz Qualcomm Snapdragon 810, hapsirë prej 32GB me një mundësi për MicroSD, një bateri të madhe 300mAh, një kamerë mbrapa 12mgp me autofokus laserik, një kamerë përpara 2.1mgp dhe teknologjinë më të fundit të rrjetit 802.11ac Wi-Fi.