LG do të ndërtojë një TV që mbështillet si letër

Shumë shpejtë pajisjet TV do të jenë si letër, që njerëzit do të mund t'i mbështjellin ato sikur ndonjë poster. Së paku kështu ka bërë të ditur LG.

Auto & Tek

12/07/2014 16:34

Prodhuesi korean i pajisjeve elektronike ka zbuluar një ekran të ri që është ultra i hollë dhe që mbështjellet, ku pritet që të dalë në tregun e pajisjeve TV në vitin 2017.

Ekranët fleksibil kanë qenë këtu për disa vite, por LG ka bërë një koncept krejtësisht të ri të paneleve për ekran. Jo vetëm që do të jenë relativisht të mëdha, por këto ekrane do të jenë në një rezolucion 1,200 x 800 piksel dhe do të mund të mbështillen shumë lehtë si një letër me një rreze prej 1.2 inç pa e dëmtuar fare ekranin.

Njëri nga ekranet që LG do të krijojë është edhe ai transparent. Ndoshta nuk është ekrani i parë transparent, por LG thotë se do të ketë një dukshmëri të transparencës deri në 30% më të mirë.

Me këtë lloj ekrani nënkuptohet se përdoruesit do të mund t’i shohin objektet prapa TV-së më qartë.