Lezhë, dy në pranga e 161 kg hashash i sekuestruar

Dy persona në pranga dhe 161 kilogramë hashash i sekuestruar është bilanci i një operacionit të ndërmarrë nga Policia e Lezhës.

Lajme

25/03/2017 11:47

Leorit Koca, 35 vjeç dhe Mark Koca, 65 vjeç, që të dy banues në Lezhë, u arrestuan nga uniformat blu me akuzën e prodhimit dhe shitjeve të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tyre u bë ditën e premte pas aksionit të ndërmarrë nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia ushtroi kontroll në banesën e këtyre shtetasve, ku gjeti të futur në 6 fuçi plastike dhe 3 qese sasinë e drogës, që në total kapte peshën e 161 kilogramëve.

1490436378_droga3